Lajme nga Bota

Papa heq kapelën e tij për atë të indigjenëve dhe kërkon ndjesë për nxënësit e vrarë

Papa heq kapelën e tij për atë të indigjenëve dhe

Papa shprehu indinjatën dhe turpin për vdekjen e të rinjve indigjenë, eshtrat e të cilëve u gjetën vitin e kaluar në disa shkolla rezidenciale në Kanada, të drejtuara nga kishat katolike.

Papa e kishte bërë të ditur tashmë se po ndiqte me shumë dhimbje zbulimet e eshtrave të një mijë nxënësve autoktonë që studionin në institute të ndryshme të administruara nga kishat katolike në territorin kanadez.

Në vizitën e tij Papa u ka shprehur ndjesë drejtpërdrejt njerëzve indigjenë në Kanada.

“Po prisja të vija mes jush. Doja të vija për këtë pelegrinazh pendese dhe të them atë që kam në zemër. Unë vij në vendet tuaja të lindjes për t'ju thënë personalisht se jam i pikëlluar, për t'iu lutur Zotit për falje, shërim dhe pajtim, për t'ju treguar afërsinë time, për t'u lutur me ju dhe për ju”, u tha Papa komuniteteve vendase të Kanadasë.

“Të ecim së bashku, të lutemi së bashku, të punojmë së bashku, në mënyrë që vuajtjet e së kaluarës t'i lënë vendin një të ardhmeje drejtësie, shërimi dhe pajtimi”.

Papa theksoi se faljet janë vetëm një pikënisje, jo një mbërritje, dhe se tani ne duhet të bëhet një kërkim serioz për të vërtetën, për të kaluarën dhe të ndihmohen të mbijetuarit e shkollave rezidenciale që të ndjekin rrugët e shërimit nga traumat që kanë.

Papa vuri edhe një kapelë të këtyre popujve siç asnjëherë më parë.