Papa kundër planeve të Trump për emigracionin: Do të ishte një turp

E Hënë 20 Janar 2025, 12:40
TiranaPost
Përpara se Donald Trump të betohet si president i SHBA-së, Papa Françesku ka kritikuar planet e tij për të goditur emigracionin.
Në një intervistë Papa u pyet për planet e Trump për të kryer deportime masive pasi të kthehet në detyrë.
Papa tha se nuk kishte folur me Trump që nga mandati i tij i parë, por nëse është e vërtetë se ai dëshiron të dëbojë emigrantët e paligjshëm “do të jetë turp, sepse do t’i bënte të mjerët të paguajnë çmimin e çekuilibrit shoqëror”.
“Kjo nismë e Trump-it uk është e drejtë. Nuk zgjidhen gjërat kështu”, deklaroi Papa.