Lajme nga Bota

Papa për konfliktin në Gaza: Ku do na çojë urrejtja dhe hakmarrja? Paqe duke shkatërruar tjetrin?

Papa për konfliktin në Gaza: Ku do na çojë urrejtja dhe

Në meshën e ditës së sotme nga sheshi i Shën Pjetrit, Papa Françesku u ndal tek konflikti në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Palestinës, që ka lënë të vdekur deri më tani më shumë se 170 njerëz, shumë prej tyre fëmijë.

“Në këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të çojnë në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi. Shumë njerëz janë plagosur dhe shumë të pafajshëm kanë vdekur. Midis tyre ka edhe fëmijë, dhe kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se dikush nuk dëshiron të ndërtojë të ardhmen, por dëshiron ta shkatërrojë atë.”

Papa gjithashtu foli për dhunën ndër-komunale që përfshin hebrenjtë dhe arabët brenda Izraelit.

Ai tha: "Për më tepër, rritja e urrejtjes dhe dhunës që po prek qytete të ndryshme në Izrael është një plagë serioze e vëllazërisë dhe bashkëjetesës paqësore midis qytetarëve, e cila do të jetë e vështirë të shërohet nëse nuk ka një nisje të menjëhershme të dialogut. Pyes veten: ku do na çojë urrejtja dhe hakmarrja? A mendojmë vërtet se do ta ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin? "

Papa Françesku bëri thirrje për qetësi në rajon, duke u kërkuar udhëheqësve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojnë në sigurimin e paqes.

"Le të lutemi pandërprerë që Izraelitët dhe Palestinezët të mund të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes, të jenë ndërtues të durueshëm të paqes dhe drejtësisë, duke u hapur, hap pas hapi, drejt një shprese të përbashkët, te një bashkëjetese midis vëllezërve". Papa recitoi edhe një Holy Mary për viktimat e konfliktit, veçanërisht fëmijët.

*Tiranapost.al