Lajme nga Bota

Papa refuzon takimin me Mike Pompeo-n. Shkak fushata zgjedhore

Papa refuzon takimin me Mike Pompeo-n. Shkak fushata zgjedhore

Papa Francesku ka refuzuar ftesën për takim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo ndodhet për disa vizita zyrtare në Itali dhe ka kërkuar gjithashtu një takim në Vatikan me Papa Franceskun.

Sipas selisë së shenjtë po tentohet që ky takim të përdoret për fushatën elektorale, ndaj Papa ka refuzuar.

Pompeo i bëri thirrje Vatikanit dhe Kishës Katolike se po rrezikonte autoritetin e saj moral duke rinovuar marrëveshjen me Kinën në lidhje me emërimin e peshkopëve.

Por Papa iu përgjigj duke theksuar se kjo marrëveshje do të shëronte plagët e së kaluarës.