Lajme nga Bota

Parada e Joe Biden para se të futet në Shtëpinë e Bardhë: The Beast nuk është një makinë e zakonshme

Parada e Joe Biden para se të futet në Shtëpinë e

Makina e njeriut më të rëndësishëm në botë, duhet të jetë më e mira në botë. Joe Biden ka hipur sot në makinën e llojit Kadillak tërësisht e blinduar, me të cilën bëri paradën para se të futet brenda Shtëpisë së Bardhë. Atë e shoqërojnë makina të tjera, me zyrtarë të administratës së tij dhe agjentë të sigurisë së lartë.

Makina ka marrë pseudonimin Beast  për shkak të fuqisë dhe krijimit me sistemin më të mirë motorik në botë.

Parada e Joe Biden para se të futet në Shtëpinë e

Parada e Joe Biden para se të futet në Shtëpinë e

Dyert e automjetit janë të kromuara ndërsa dritaret janë të papërshkueshme nga plumbat pasi përbëhen nga pesë shtresa polikarbonat dhe xham.

'Chasis of the Beast' përbëhet edhe nga pllaka çeliku të përforcuara të cilat mund të përballojnë dhe ndonjë sulm me bombë. Gomat kanë materialin kevlar dhe janë rezistente ndaj shpimeve.

Parada e Joe Biden para se të futet në Shtëpinë e

Parada e Joe Biden para se të futet në Shtëpinë e

Brenda rrotave ka çelik të fortë, që bën të mundur rritjen e shpejtësisë për çdo rast. Makina ka furnizimin e vet me oksigjen për kabinën, Presidenti ka qasje në butonin e ‘panikut’ për çdo situatë nëse nuk ndihet mirë. Brenda makinës ka një telefon satelitor i cili ka një linjë të drejtpërdrejtë telefonike me Zëvendës Presidentin dhe Pentagonin.

Pjesa e mbushjes me karburant është e blinduar. Në bagazhin e makinës ndodhen gaz lotsjellës dhe një sistem i plotë zjarrfikës. The Beast është e pajisur me armë gjahu dhe topa me gaz lotsjellës. Në makinë ndodhen gjithashtu pako gjaku të grupit të gjakut të Presidentit në rast emergjence.

Shoferi ka qasje në qendrën speciale të komunikimit dhe në një pajisje gjurmimi GPS. Drejtuesi i automjetit presidencial amerikan është një person i trajnuar posaçërisht në kushte ekstreme të ngarjes që përfshin 'arratisjen' ose 'kthesa J' 180 gradë. Makina peshon rreth 9071 kilogramë, dhe për të lëvizur një automjet kaq të rëndë është e pajisur me një motor dizel 7.5 litërsh V8 i cili prodhon mbi 214 kuaj fuqi.

*Tiranapost.al.