Lajme nga Bota

Paralajmërimi i OBSH: Evropa rrezikohet nga vala e tretë e Covid-19

Paralajmërimi i OBSH: Evropa rrezikohet nga vala e tretë e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me një valë të tretë të Covid-19 në fillim të 2021 nëse qeveritë nuk zbatojnë masa të mëtejshme.

Në një intervistë për gazetat zvicerane, Dr. David Nabarro tha se infeksionet mund të lulëzojnë përsëri nëse vendet përsërisin dështimet që çuan në një valë të dytë.

Nabarro i bën thirrje vendeve evropiane të ndërtojnë gjithë infrastrukturën e nevojshme për përballimin e një valës së tretë që mund të jetë edhe më vdekjeprurëse se dy të parat. Sipas tij, vala e dytë me pasoja edhe më të rënda se e para erdhi pasi qeveritë evropiane nuk morën asnjë masë parandaluese gjatë verës.

“Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm", shprehet Nabarro.

Nabarro është një ekspert britanik i cili u emërua si një nga gjashtë të dërguarit e OBSH-së për pandeminë e koronavirusit.

Evropa kishte norma të ulëta të infeksioneve në verë, por tani po rriten përsëri.

Në dallim nga vende si Italia e Gjermania ku masat janë më të lehta, vende si Franca dhe Austria që po aplikojnë karantinën kombëtare, po tregojnë se vetëm masat e ashpra mund t’a frenojnë përhapjen e COVID-19-ës.

*Artikulli i marrë nga Independent. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.