Lajme nga Bota

Paralajmërimi i udhëheqësve të Kombeve të Bashkuara: Nëse virusi nuk na vret, ndryshimi i klimës do ta bëjë

Paralajmërimi i udhëheqësve të Kombeve të Bashkuara:

Në një vit kataklizme, disa udhëheqës botërorë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara paralajmëruan se: “Nëse COVID-19 nuk na vret, ndryshimi i klimës do ta bëjë”.

Duke parë temperaturat e ngrohta që janë regjistruar këtë vit dhe copat e mëdha të akullit duke rrëshkitur në det duhet të ndërgjegjësohemi se për ngrohjen globale nuk ka vaksinë.

Kryeministri i Fixhi, Frank Bainimarama, është shprehur se ky ishte menduar të ishte “viti kur do të merrnin nën kontroll plantin, por koronavirusi ka devijuar të ardhurat dhe vëmendjen”.

Ndërkohë, samiti global i KB për klimën është shtyrë për në fund të vitit 2021.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes së klimës së Parisit më 2015-ën ishte që të kufizojë rritjen e temperaturave globale në 2 gradë Celsius dhe shkencëtarët thonë se bota është në rrugën e duhur për të kaluar atë.

Por një studim i ri zbuloi se nëse bota ngrohet edhe 0.9 gradë Celsius akulli i Antarktikut Perëndimor do të arrijë një pikë shkrirje të pakthyeshme dhe do të ngrej nivelin e ujit të detit deri në 5 metra.

*Asociettet Pres