Lajme nga Bota

Parashikimi i Bill Gates kur do rikthehemi në normalitet: Mora dy dozat e vaksinës por prapë mbaj maskën

Parashikimi i Bill Gates kur do rikthehemi në normalitet: Mora dy dozat e

Bill Gates mori dozën e dytë të vaksinës anti-koronavirusit gjatë fundit të muajit shkurt. Por edhe pse është plotësisht i vaksinuar dhe i mbrojtur nga Covid, themeluesi i Microsoft vazhdon të ndjekë masën e distancimit dhe duke mbajtur maskën, edhe pse në internet nuk qarkullojnë foto të tij me maskë.

Në një intervistë për mediat amerikane, ai thotë se do që të japë një shembull të mirë në komunitet, gjithashtu ai shton se mund të jetë i mbrojtur vetë por mund ta transmetojë virusin, pasi nuk ka garanci nga vaksinat se virusi nuk mund të transmetohet pas vaksinimit.

"Unë dua të jap një shembull të mire. Nëse jeni të vaksinuar, përsëri mund të transmetoni."

?Sipas CDC-së amerikane edhe njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar ndaj Covid duhet të vazhdojnë të ndjekin masat e sigurisë së shëndetit publik. Ndërsa vaksinat në përdorim nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech kanë rezultuar shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjet nga Covid, nuk është e qartë në këtë fazë nëse ato parandalojnë transmetimin.

Por kur mund të presim rikthimin në normalitet? Bill Gates e ka një parashikim:

?"Vetëm në fund të pranverës ose verës do të arrijmë në numra të shumtë personash të vaksinuar, dhe atëherë do të kemi ndryshim të sjelljes në një mënyrë domethënëse", thotë Gates.

*Tiranapost.al.