Lajme nga Bota

Parashikimi i EIU: Virusi do shpërthejë sërish dimrin që vjen, sa përqind e popullsisë së globit do preket?

Virusi i ri Covid-19 do të infektojë thuajse gjysmën e popullsisë globale dhe do të ketë një shkallë vdekshmërie deri në 3%. Këtë kanë parashikuar analistët e ‘Economist Intelligence Unit’, (EIU). Analistët thonë se virusi do të infektojë rreth gjymën e popullsisë së botë, ku 20% e rasteve do të jenë të rënda dhe 3% do të rezultojnë me vdekje.

Parashikimi i EIU: Virusi do shpërthejë sërish dimrin që

Studimi i tyre bazohet edhe nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkings, që tregon se rastet me covid-19 kanë tejkaluar 300 mijë në gjithë globin dhe më shumë se 15 mijë të vdekur. Të dhënat tregojnë gjithashtu se deri më tani janë shëruar mbi 100 mijë njerëz.

Analistët e EIU thonë se numrat e viktimave sipas vendeve do të varen në vijim nga aftësia e sistemeve mjekësore për të zbuluar, ndjekur rastet dhe kontrolluar në mënyrë efektive pandeminë. Ata parashikojnë se fatkeqësisht numri i të vdekurve do të jetë më i lartë në vendet me sistem të dobët shëndetësor.

Jo më pak shqetësuese, EIU paralajmëron se koronavirusi do të kthehet në një sëmundje sezonale dhe se dimrin e vitit të ardhshëm 2020/2021 do të ketë një tjetër shpërthim. Ndërkohë që nuk janë optimistë se vaksina do të dalë në treg para fundit të vitit të vjen.

Amerika testoi vaksinën tek njeriu të hënën e kaluar, priten rezultatet pas 28 ditësh, por sidoqoftë ekspertët thonë se do duhej më shumë se një vit që vaksina të dilte në treg dhe të furnizohej bota me të. Megjithatë ka shpresë pasi janë disa kompani bioteknike që po studiojnë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë në luftën kundër virusit.

Në fund të muajit shkurt një zyrtar amerikan nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se Covid-19 do të kthehet në virus sezonal ashtu si gripi, por zyrtarët e OBSH-së thanë se nuk mund ta bëjnë dot këtë supozim.

Publikuar nga the Economist.