Lajme nga Bota

Parashikuam valën e dytë, por jo kaq brutale! Francezët me sytë nga Macron, ç'masa të tjera pritet të marrë

Parashikuam valën e dytë, por jo kaq brutale! Francezët me

Presidenti francez Emmanuel Macron do të dalë nesër në mbrëmje në një konferencë për shtyp ku do të njoftojë masa të reja kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për kufizime të reja, pasi ekspertët francezë kanë thënë se vendi po përballet me një valë të dytë brutale të pandemisë.

Në muajin mars, shumica e rasteve të reja vinin nga pjesa lindore e vendit, ndërsa tani infeksioni po përhapet frikshëm në të gjithë Francën dhe spitalet po mbushen me pacientë të infektuar. Franca shënoi një rekord prej 52,000 rastesh të reja ditën e diel.

Zyra e presidentit nuk ka treguar konkretisht çfarë pritet të vendosë presidenti, por konferenca të tilla janë mbajtur për të njoftuar masa të reja lidhur me pandeminë.

Parashikuam valën e dytë, por jo kaq brutale! Francezët me

Këshilli shkencor francez vlerëson se ka rreth 100,000 raste në vend në ditë. Presidenti i Këshillit Shkencor Jean-François DelFraissy tha se situata aktuale e pandmeisë është shumë e vështirë, madje me gjasa kritike për vendin.

"Ne kishim parashikuar se do të kishte këtë valë të dytë, por ne vetë jemi të befasuar nga brutaliteti i asaj që ka ndodhur gjatë dhjetë ditëve të fundit," shtoi ai.

Dhjetë ditë më parë, qeveria shpalli sërish gjendje të jashtëzakonshme për të lejuar vendosjen e masave më të rrepta shëndetësore për të frenuar përhapjen e virusit. Shumë ekspertë thonë se vendi ka humbur kontrollin e epidemisë.

"Virusi është aq i pranishëm sa mendoj se sot nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të bllokohemi përsëri," thotë doktori Eric Caumes, shefi i shërbimeve infektive në Spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris.

Parashikuam valën e dytë, por jo kaq brutale! Francezët me

Të paktën 46 milion njerëz në Francë janë tashmë subjekt i një kufizimi të lëvizjes në orën 21:00.

Qeveria po shikon se cilat kufizime të reja duhet të lëshohen midis asaj që ekspertët po e quajnë një valë e dytë "brutale" e infeksioneve COVID-19 në vend. Shtrimet në spital u rritën me 8,000 brenda dy javësh. Në disa qytete në Francë, baret janë të mbyllura, por restorantet, kinematë dhe teatrot mbeten të hapura me masa më të rrepta./Euronews.eu/