Lajme nga Bota

Parashikuan veshjen e Kamala Harris, pse karikaturat e “The Simpsons” kanë potencial kaq politik?

Parashikuan veshjen e Kamala Harris, pse karikaturat e “The

Kur Kamala Harris bëri betimin e saj si zëvendëspresidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Mërkurën e kaluar, kjo simbolizoi jo vetëm një fitore për gratë me ngjyrë në zyrat politike, por edhe për ato komunitete që ajo përfaqëson. Ata tani për herë të parë e shohin veten brenda strukturave institucionale të politikës së brendshme amerikane.

Megjithatë, për një grup njerëzish emërimi i Zëvendëspresidentes Harris përfaqësoi diçka krejtësisht tjetër.

Aq mbresëlënëse ishin ngjashmëritë mes paraqitjes së Harris në ceremoninë e inaugurimit dhe skenave nga një episod kryesisht i harruar i Simpsons nga marsi i vitit 2000, sa shumë komentues shprehën mosbesimin e tyre se krijimi i karikaturave të Matt Groening kishte parashikuar disi ardhjen e Harris në krye të këtij posti.

Episodi në fjalë ishte “Bart to the Future”, ku një e rritur, Lisa Simpson bëhet presidentja e parë grua e SHBA. Teksa mblidhte stafin e saj në Zyrën Ovale, Presidentja Simpson shihet e veshur me një xhaketë vjollcë, me jakë të lartë dhe gjerdan perlash, një veshje që dukej se parashikonte zgjedhjen e vetë Harris në stoli dhe veshje në ditën e inagurimit.

 

Artikulli i marrë nga The Independent, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.