Lajme nga Bota

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbyll llogarinë e tij TikTok: Shkëmbejnë të dhënat e përdoruesve me Partinë Komuniste

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbyll llogarinë e tij

Parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar ka mbyllur një llogari në TikTok pas shqetësimeve se të dhënat mund të shkëmbehen me Partinë Komuniste Kineze.

Zyrtarët parlamentar krijuan faqen në aplikacionin e videove sociale si një përpjekje për të tërhequr audiencën më të re të interesuar për politikën britanike.

Shqetësimi kryesor është se TikTok është në pronësi të Bytedance - një gjigant teknologjik kinez.

Tre deputetë pretendojnë se kompanive në Kinë u kërkohet të ndajnë të dhënat me autoritetet kineze për shkak të ligjit të Inteligjencës Kombëtare.

TikTok pohon se nuk është i detyruar të transferojë të dhëna personale, megjithatë një hetim i fundit nga një seri takimesh të stafit të TikTok ka zbuluar se punonjësit me bazë në Kinë të Bytedance (kompania mëmë e TikTok), mund të kenë akses në informacionin e përdoruesve në mbarë botën.