Lajme nga Bota

Partia laburiste fiton zgjedhjet në Norvegji

Partia laburiste fiton zgjedhjet në Norvegji

Opozita në Norvegji ka fituar zgjedhje, duke marrë pjesën më të madhe të votave.

Partia Laburiste, e udhëhequr nga Jonas Gahr Store, mori 26.4 për qind të votave, ndërsa Konservatorët, të udhëhequr nga kryeministrja Erna Solberg, morën 20.5 për qind, raportojnë mediat e huaja.

Solberg pranoi humbjen duke përgëzuar Store për fitoren.

“Unë përgëzoj Jonas Gahr Store për një – siç duket tani – një shumicë të qartë për ndryshimin e qeverisë”, ka thënë ajo.

Tiranapost.al