Lajme nga Bota

Parukeritë nuk janë hapur akoma në Britani: Por do ketë një kusht si për dentistët

Parukeritë nuk janë hapur akoma në Britani: Por do ketë

Anglezët e dëshpëruar për një prerje flokësh tek profesionistët më në fund do kenë mundësi të shkojnë tek sallonet e tyre.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se ka gati planin e hapjes për parukierët dhe berberët që pritet të hapen në fund të muajit.

Fillimisht u mendua që ata do të mbeten të mbyllura deri në korrik. Por ministrat kanë kërkuar të hapen për shkak të gotitjes ekonomike.

Një datë e hapjes pjesërisht mund të jetë edhe 15 qershori. Por ekspertët kanë kërkuar që  berberët dhe parukieret të vishen si dentistët, përfshirë maskat për fytyrën dhe doreza.

Ata do të konsultohen se si të mos rrezikojnë veten dhe klientët nga koronavirusi.