Pas 3 stuhive brenda javës Britania e Madhe përgatitet për përmbytje

Dhjetëra paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi është goditur nga stuhia e tretë në një javë.
Agjencia Britanike e Mjedisit ka lëshuar 184 paralajmërime se priten përmbytje, ku përfshihen dy paralajmërime të rënda për zonën e Mançesterit.
Shumë banorëve iu tha të dielën nga Këshilli i Madh i Mançesterit që të përgatiteshin për një evakuim të mundshëm pasi shirat e dendur të sjellë nga Strom Franklin pritej të binin në baza të mbushura nga reshjet e mbledhura gjatë stuhisë Dudley dhe stuhia Eunice gjatë javës së kaluar.
Met Office kishte lëshuar një paralajmërim për motin për Irlandën e Veriut, e cila parashikohej të goditet nga erërat më të forta. Një paralajmërim i verdhë u bë edhe për pjesën më të madhe të Anglisë.
Agjencia meteorologjike ka paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të udhëtimit. Tre persona u vranë në Angli nga stuhia Eunice, e cila përfshiu Irlandën të premten në mëngjes dhe vendet e Evropës veriore gjatë fundjavës.
Të paktën 13 persona humbën jetën në Holandë, Poloni, Gjermani, Belgjikë dhe Irlandë së bashku.
Stuhia shkaktoi ndërprerje të mëdha të udhëtimeve dhe la pa energji miliona familje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën veriore.