Lajme nga Bota

Pas akuzave për shantazh, BBC nis hetimin për intervistën e Lady Diana në vitin 1995

Pas akuzave për shantazh, BBC nis hetimin për intervistën e Lady

Vëllai i Princeshë Dianës ka akuzuar rrjetin britanik të lajmeve BBC se kishin shantazhuar motrën e tij për të dhënë një intervistë në vitin 1995 për emisionin Panorama.

Ndërkohë sot BBC njofton se kanë kërkuar një hetim për të nxjerrë të vërtetën. Vëllai i priceshë Dianës, Earl Spencer pretendon se gazetari Martin Bashir përdori deklarata të falsifikuara bankare për ta bindur atë të bënte intervistën për Panorama më 1995.

Pas akuzave për shantazh, BBC nis hetimin për intervistën e Lady

Lord Dyson, një nga gjykatësit më të vjetër në pension të vendit, është emëruar si prokuror për të kryer një hetim të pavarur për akuzat e ngritura nga vëllai i Lady Dianës.

Pas akuzave për shantazh, BBC nis hetimin për intervistën e Lady

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, tha se “BBC është e vendosur të arrijë të vërtetën për këto ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi porositur një hetim të pavarur”.

Earl Spencer gjithashtu pretendoi se reporteri i Panorama falsifikoi dhe shumë dokumente të tjera dhe kishte shpifur kundër familjes mbretërore.

Pas akuzave për shantazh, BBC nis hetimin për intervistën e Lady

Martin Bashir, 57 vjeç, aktualisht redaktor i fesë në BBC Neës, është sëmurë pasi ka kryer një operacion në zemës dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura kunër tij.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.