Lajme nga Bota

Pas Austrisë dhe Zelandës së Re edhe Sllovakia vendos masa vetëm për të pavaksinuarit

Pas Austrisë dhe Zelandës së Re edhe Sllovakia vendos masa

Masat e reja shtrënguese ndaj Covid, në Sllovaki prekin vetëm ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19. Askush prej tyre nuk do të lejohet të hyjë në dyqane jothelbësore pa pasaportë vaksinimi. Një test negativ nuk u bën më punë.

“Ne kemi zgjedhur kufizimin e rreptë të personave të pavaksinuar, sepse duhet t’i mbrojmë ata”, tha kryeministri Eduard Heger për të sqaruar se ky nuk është një ndëshkin, por është një mënyrë për t'i mbrojtur ata.

Edhe Austria ka vendosur që pas izolimit total që ka nisur dje, të mbajë masa të shtrënguara vetëm ndaj atyre që nuk kanë bërë vaksinën. Kurse nga shkurti, vaksinimi ndaj Covid do të jetë i detyrueshëm për të gjithë. Ky vendim ka nxitur dhe një valë protestash.

Kurse Sllovakia do të vaksinojë në mënyrë të detyruar vetëm të moshuarit.