Lajme nga Bota

Pas Branson, edhe miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë: Por rrjeti është mbushur me kritika për të dy

Pas Branson, edhe miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë: Por

Miliarderi Jeff Bezos ka fluturuar për në hapësirë. Ky është fluturimi i tij i parë me ekuipazhin e tij, dhe pajisjen New Shepard. Ai shoqërohet nga Mark Bezos, vëllai i tij, Wally Funk, një pioniere 82-vjeçare e garës hapësinore dhe një student 18-vjeçar.

Pas Branson, edhe miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë: Por

Pas Branson, edhe miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë: Por

Ata po udhëtojnë në një kapsulë me dritaret më të mëdha të një pajisje ajrore në të cilat ata do të shohin pamjet mahnitëse të Tokës.

New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t'i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor.

Pas Branson, edhe miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë: Por

Pas Branson, edhe miliarderi Jeff Bezos fluturon në hapësirë: Por

Pasagjerët përfshijnë personin më të vjetër që ka qenë në hapësirë – 82 vjeçaren Funk dhe më të voglin, studentin Oliver Daemen.

Anija kozmike u ngrit nga një vend privat pranë Van Horn, të Texas. Para fluturimit, Bezos dha një intervistë të shkurtër për CBS News ku tha: "Jam i ngazëllyer. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse jam nervoz. Unë nuk jam nervoz, por jam kurioz. Unë dua të di se çfarë do të mësojmë. "

Dy minuta pas fluturimit, kapsula u nda nga raketa dhe vazhdoi lart drejt kufirit më të njohur të hapësirës, që është mbi 100 km lart.

Bezos dhe Branson i cili preku hapësirën disa javë më parë janë kritikuar në mediat sociale, komentuesit thonë se paratë e shpenzuara për hapësirën mund të përdoren më mirë si trajtimi i ndryshimit të klimës ose duke ndihmuar botën të rikuperohet nga pandemia.

Richard Branson i është përgjigjur këtyre kritikave duke thënë se disa prej tyre mund të mos jenë plotësisht të arsimuar për të ditur që Toka duhet studiuar edhe nga lart nga Hapësira. Ai shtoi se satelitët po monitoronin gjithçka që ndodh në Tokë, dhe se në fakt duhen më shumë anije kozmike që të shkojnë në hapësirë dhe jo më pak.

*Tiranapost.al