Lajme nga Bota

Pas Buffalo-s, një tjetër sulm shkakton viktima në një kishë në Kaliforni

Pas Buffalo-s, një tjetër sulm shkakton viktima në një

Të paktën një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë pas të shtënave mbrëmjen e të dielës në një kishë në Laguna Woods, në Kaliforni.

“Të gjithë të lënduarit nga ky sulm janë të rritur dhe janë dërguar në spital”, tha Departamenti i Sherifëve të Orange County në një postim në Twitter. “Një person ka vdekur në vendngjarje”, shkruhet në njoftim.

Të shtënat ndodhën në Kishën Presbiteriane të Gjenevës gjatë një pritjeje për të nderuar një ish-pastor.

Policia po mban në paraburgim një të dyshuar. Ai është një burrë aziatik në të 60-at e tij që nuk jeton në atë zonë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë lidhje me kishën apo cili ishte motivi i këtij krimi.

Pas Buffalo-s, një tjetër sulm shkakton viktima në një

Ende nuk kanë arritur në një rezultat.

Agresori u ndalua në vendin e ngjarjes pasi një grup njerëzish në kishë arritën t'i lidhnin këmbët me një kordon zgjatues dhe t'i merrnin dy pistoletat që mbante.

“Ai grup i vizitorëve të kishës shfaqi atë që ne besojmë se është heroizëm i jashtëzakonshëm në ndërhyrjen për ta ndaluar”, thotë hetuesi.

Të plagosurit nga të shtënat përfshinin katër burra të moshave 66, 75, 82 dhe 92 vjeç, dhe një grua të moshës 86 vjeç.

Rreth 30-40 njerëz ishin të pranishëm në kishë.