Lajme nga Bota

Pas Danimarkës dhe Britanisë edhe ky shtet europian heq të gjitha kufizimet anti-Covid

Pas Danimarkës dhe Britanisë edhe ky shtet europian heq të gjitha

Norvegjia do i ka dhënë fund të gjitha kufizimeve të saj për frenimin e koronavirusit ditën e sotme.Kombi nordik bashkohet me një numër të vogël por në rritje të vendeve, përfshirë Danimarkën dhe Britaninë, të cilat kanë hequr të gjitha kufizimet e brendshme kundër Covidit.

"Kanë kaluar 561 ditë që kur ne futem masat më të vështira në Norvegji në një kohë paqeje ... Tani ka ardhur koha për t'u kthyer në një jetë normale të përditshme", tha kryeministrja Erna Solberg në një konferencë shtypi.

Vendimi për të mos kërkuar më distancim shoqëror do të lejojë kulturën dhe vendet sportive të përdorin kapacitetin e tyre të plotë, restorantet mund të mbushen dhe klubet e natës të rihapen.

Rreth 76% e të gjithë norvegjezëve tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së COVID-19, ndërsa 67% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, sipas Institutit të Shëndetit Publik.

"Edhe pse jeta e përditshmei është kthyer normalitetit, pandemia nuk ka përfunduar. Njerëzit ende do të sëmuren dhe prandaj është e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen," shtoi ajo.

Solberg paralajmëroi, se ata që infektohen me Covid-19 duhet të vazhdojnë të izolohen për të shmangur përhapjen e virusit.

Disa kufizime do të zbatohen akoma për ata që vijnë nga vendet që konsiderohen të kenë një shkallë të lartë të infeksioneve, tha qeveria.

Tiranapost.al