Lajme nga Bota

Pas Danimarkës edhe Norvegjia në prag të ndalimit të përhershëm të vaksinës AstraZeneca

Pas Danimarkës edhe Norvegjia në prag të ndalimit të

Ditën e djeshme është lajmëruar që autoritet shëndetësore të Danimarkës do të ndërpresin administrimin e vaksinave të kompanisë AstraZeneca pasi testet e kryera nuk bindën për sigurinë e tyre.

Pas tyre, një tjetër shtet nordik pritet që të bëjë të njëjtin veprim. Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji ka bërë me dije se pas një muaji testesh (teksa, vaksina doli nga qarkullimi që në datën 11 Mars për t'u testuar) është arritur në konkluzionin se rastet e vdekjeve pas marrjes së vaksinës nuk mund të shpjegohen në mënyrë të pavarur nga administrimi i saj dhe për pasojë do i rekomandojë qeverisë tërheqjen e saj të përhershëm.

Natyrisht, ky vendim ka jo pak kosto për vendin, pasi në rast se nuk do të përdorte vaksinat që ka blerë do të duhej më shumë kohë për të negociuar dhe për të marrë vaksinat e një kompanie tjetër, çka vonon procesin e imunizimit masiv dhe rrezikon jetën e qytetarëve.

Përzgjedhja e një vaksine tjetër është gjithashtu sfidë, teksa probleme të ngjashme me mpiksjen e gjakut që u raportuan për vaksinën e AstraZeneca-s, raportohen edhe për Johnson & Johnson.

Tiranapost.al