Lajme nga Bota

Pas dështimeve të Brukselit, shumë shtete të BE po negociojnë veçmas për të marrë vaksinat ruse

Pas dështimeve të Brukselit, shumë shtete të BE po

Bashkimi Europian kishte premtuar se do të garantonte vaksinimin universal anti-COVID të shtetasve të të gjitha vendeve anëtare, por betejat tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, vonesat me dërgesat e AstraZeneca-s dhe dyshimet në lidhje me efektshmërinë e kësaj të fundit bënë që projekti europian i vaksinimit të dështojë, duke krijuar kështu pasoja katastrofike për Francën (e cila është rikthyer në një “lockdown” të plotë) dhe vendet e Europës Lindore si Çekia dhe Sllovakia.

Në këto kushte, gjithnjë dhe më shumë shtete po tentojnë të negociojnë në mënyrë biletarale marrjen e vaksinave “Sputnik V” nga Rusia, ndonëse kjo vaksinë ende nuk është certifikuar nga Agjencia Europiane e Medikamenteve. Vetëm këtë javë, presidenti francez Emmanuel Marcon dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë folur në telefon me Vladimir Putin për të negociuar marrjen e vaksinës së parë kundër COVID-19.

Gjithashtu, kreu i qeverisë italiane, Mario Draghi ka sinjalizuar se pas dështimit të BE-së, Italisë i nevojitet “të shqyrtojë të gjitha mundësitë që ka” në lidhje me importin e vaksinave.

Ndërkohë, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia janë furnizuar tashmë me të, me marrëveshje të bëra jashtë kuadrit legjislativ të BE.

Pyetja me rëndësi gjeopolitike që shtrohet në këtë rast, është a do të përdorë Putin, këtë nevojë të BE për vaksina për të marrë koncesione në lidhje me sanksionet e Brukselit përkundrejt Moskës dhe mbështetjes që blloku i ofron Ukrainës në konfliktin me forcat ruse. Është e vështirë të imagjinohet që Putin të vihet në ndihmë të shteteve perëndimore pa kërkuar diçka në shpërblim dhe ajo që duhet parë është sa larg pranon të shkojë BE-ja për t’u furnizuar me vaksinat që janë tejet të nevojshme për tejkalimin e kësaj pandemie katastrofike.

Tiranapost.al