Lajme nga Bota

Pas disfatës me Azerbajxhanin, opozita armene i bën thirrje ushtrisë të rrëzojë kryeministrin

Pas disfatës me Azerbajxhanin, opozita armene i bën thirrje

Pak ditë më parë ushtria armene i bëri thirrje kryeministrit të vendit të japë dorëheqjen për shkak të keqmenaxhimit të konfliktit me Turqinë që rezultoi në humbjen e territorit të Karabakh-ut nga duart e armenëve në atë të azerbajxhanasve të mbështetur nga Turqia. Pas ushtarakëve edhe opozita parlamentare me qindra protuestues në kryeqytetin Jerevan kanë bërë thirrje që ushtria të rrëzojë kryeministrin në një lëvizje të paprecedent në epokën post-sovjetike për Armeninë.

“Mendoni se mund të rrijë ai në pushtet pas asaj që ndodhi? Jo! Ushtria do të rebelohet... i bëj thirrje ushtrisë të rebelohet”- ka thënë një nga figurat opozitare Vazgen Manukyan në tubimin e sotëm.

Largimi i Nikol Pashinyan është kërkuar edhe nga dy ish-presidentë dhe duket se hapësirat e tij për rezistencë janë shumë të pakta.

Kujtojmë se Armenia firmosi një marrëveshje të pafavorshme me Azerbajxhanin e cila u ndërmjetësua nga Kremlini dhe u interpretua si një kapitullim nga nacionalistët në Jerevan.

Tiranapost.al