Lajme nga Bota

Pas Gjermanisë, Holanda ndalon përkohësisht AstraZeneca-n për personat nën 60 vjeç

Pas Gjermanisë, Holanda ndalon përkohësisht AstraZeneca-n

Qeveria holandeze ka vendosur të ndërpresë përkohësisht vaksinat e koronavirusit AstraZeneca, për personat nën 60 vjeç. Vendimi i mor për shkak të një raportimi në numër të vogël të personave që patën mpiksje të pazakontë të gjakut pasi bënë vaksinën.

Holanda njoftoi vendimin tre ditë pasi autoritetet në Gjermani gjithashtu ndaluan përkohësisht përdorimin e vaksinës për personat nën 60 vjeç, për shkak të shqetësimeve mbi mpiksjen e gjakut.

Të dhënat në Holandë treguan se rastet e mpiksjes së gjakut ndodhën tek pesë persona të vaksinuar, 7 deri në 10 ditë pasi bënë vaksinën. Të gjithë personat e prekur ishin gra të moshës mes 25 dhe 65 vjeç.

Megjithatë, ky është një numër shumë i vogël, në krahasim me 400 mijë të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Holandë.

Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge thotë se ndalimi i përkohshëm është një masë paraprake.

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që raportet Holandeze të shqyrtohen gjithashtu siç duhet. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm’’.

Ndërkaë, BE po kritikon AstraZenecan se nuk po furnizon me sasitë e porositura të vaksinave gjithë vendet e BE-së. Agjencia Europiane e Barnave, deklaroi dy javë më parë se vaksina nuk e rrit incidencën e përgjithshme të mpiksjes së gjakut.

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.