Lajme nga Bota

Pas kritikave në rrjet, organizatorët e ceremonisë së lojërave olimpike kërkojnë falje

Pas kritikave në rrjet, organizatorët e ceremonisë së

Organiatorët e Lojërave Olimpike kanë kërkuar falje pas kritikave në rrjet për ceremoninë hapëse se ishte tallje për të krishterët.

"Darka e Fundit nuk ishte frymëzimi im për skenën me drag queens në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Mendoj se ishte e qartë se bëhej fjalë për Dionisin që shtrihej në tavolinë në një festë të madhe pagane, që lidhet me perënditë olimpike, Olimpin, shpirtin olimpik."

Nga ana tjetër, organizatorët e lojërave u shprehën: “Nëse dikush është ndjerë i ofenduar, kërkojmë falje!”.

Anne Descamps, drejtoresha e komunikimit e Paris 2024 sqaroi për skenën e “Darkës së Fundit” se qëllimi i tyre nuk ishte të mos respektonim një grup fetar, përkundrazi, qëllimi ishte të tregonin tolerancë.