Lajme nga Bota

Pas kritikave në rrjet për foton e Kamala Harris, reagon vetë Anna Wintour e Vogue

Pas kritikave në rrjet për foton e Kamala Harris, reagon vetë

Redaktorja e revistës amerikane Vogue ka mbrojtur punën e saj pas kritikave në rrjet për coverin e zgjedhur me zv.presidenten amerikane Kamala Harris.

Fotoja tregon Kamala Harris të veshur me xhinse dhe një palë atlete Converse, si dhe më e ndriçuar në pjesën e fytyrës, si sipas pëdoruesve në rrjet ishte totalisht e papërshtatshme, sidomos për postin e saj të ri, të cilës i referohej dhe coveri i revistës.

Pas kritikave në rrjet për foton e Kamala Harris, reagon vetë

Por Anna Wintour ka thënë se fotoja kishte për qëllim pikërisht të theksonte suksesin e saj. Përmes një deklarate ajo thotë: ‘Ne nuk duam asgjë tjetër përveçe të festojmë fitoren mahnitës së zv.presidentes së zgjedhur Harris dhe momentin historik veçanërisht për gratë me ngjyrë në Amerikë dhe në gjithë botën’.

Ndërsa lidhur me vendimin e Vogue për të përdorur këtë foto dhe jo atë me veshje zyrtare, Wintour tha se ishte një portret alternativ, dhe se nuk pati asnjë marrëveshje zyrtare se cila nga fotot do përdorej.

Pas kritikave në rrjet për foton e Kamala Harris, reagon vetë

‘Në të vërtetë ai portret reflektoi mometin në të cilin po jetonim. Është pasqyrim i fushatës së Kamala Harris dhe Joe Biden dhe gjithçka që ata po përpiqeshin të bënin’. Wintour është vetë një mbështetëse e demokratëve në SHBA.

Burime nga Vogue treguan për New York Times se imazhi i dytë, me kostum zyrtar mund të përdoret si kopertinë për një botim të veçantë të formës print.

Të dyja fotografitë janë realizuar nga Tyler Mitchell i cili, në vitin 2018 u bë fotografi i parë me ngjyrë që shkrepi një foto-kopertinë të Vogue.

Revista është kritikuar edhe në të kaluarën për çështje që lidhen me racizmin.

*Tiranapost.al.