Lajme nga Bota

Pas Samitit mes Biden dhe Putin nuk do të ketë deklaratë të përbashkët

Pas Samitit mes Biden dhe Putin nuk do të ketë deklaratë të

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pas samitit bilateral mes presidentit amerikan Biden dhe homologut të tij rus Putin, që do të zhvillohet në datën 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës, nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët të dy liderëve ashtu si është tradita për forume të tilla.

“Një konferencë për shtyp e vetë presidentit është mëse e mjaftueshme për të komunikuar me median e lirë dhe për të ndarë pikat kryesore të diskutimeve si dhe shqetësimet e mëtejshme që do të kemi”- shkruhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ky vendim i Biden, është akti i fundit “jo-miqësor” pas ftesës për samit, kohë gjatë së cilës presidenti amerikan ka akuzuar sërish Kremlinin si shkelëse të të drejtave të njeriut dhe Pentagoni ka premtuar 150 milion dollarë armatime për Ukrainën.

Ndonëse samiti është thirrur për të ngritur dialogun pasi dy vendet kaluan në pikën më të ulët të marrëdhënieve diplomatike që pas Luftës së Ftohtë, por ashtu si është paralajmëruar edhe nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov nuk do të ketë ndonjë vendim me rëndësi historike. Pritet që samiti të ndiqet edhe nga takime të tjera.

Tiranapost.al