Lajme nga Bota

Pas sanksioneve të Perëndimit, Rusia bëhet furnizuesi më i madh i Kinës me naftë

Pas sanksioneve të Perëndimit, Rusia bëhet furnizuesi më i

Rusia po e shet naftën në Kinë. Është bërë furnizuesi më i madh me naftë të papërpunuar i Kinës, duke ia kaluar Arabisë Saudite, që ishte i pari vend furnizues për Kinës, para luftës ruse në Ukrainë.

Importet e naftës ruse në Kinë u rritën me 55% nga një vit më parë në një nivel rekord në maj.

Kina ka rritur blerjet e naftës ruse pavarësisht kërkesës së zvogëluar nga frenimi i jetës prej Covid-it dhe një ekonomie e ngadalësuar.

Në muajin shkurt, Kina dhe Rusia deklaruan se miqësia e tyre nuk kishte kufij.

Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme Kineze e Doganave, importet në Kinë, të cilat përfshijnë furnizimet e përmes tubacionit të Oqeanit Paqësor të Siberisë Lindore dhe dërgesat nga deti, arritën në rreth 8.42 milionë ton muajin e kaluar.

Pas sanksioneve të Perëndimit, Rusia bëhet furnizuesi më i

Kjo e nxori Arabinë Saudite - dikur burimi më i madh i naftës bruto të Kinës - në vendin e dytë me 7.82 milionë ton.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë thënë se do të shkëputen totalisht nga furnizimi me naftën ruse. Ndërsa Bashkimi Evropian po pumon gjithashtu për t'i dhënë fund varësisë së tij nga gazi rus. Këto vendime janë pjesë e reagimit dhe sanksioneve për pushtimin rus mbi Ukrainën.

Biden tha gjatë një deklaratë të tij se shkëputja e varësisë prej gazit rus ishte si të prije arterien kryesore të Rusisë, duke nënkuptuar se pa shitur naftën, Rusia do të ishte më pak e fuqishme për të luftuar mbi Ukrainën apo çdo shteti tjetër në rrezik.