Pas skandalit, ministri italian jep dorëheqjen. Meloni: Çështje private që nuk e dobëson qeverinë
Pas skandalit të lidhjes jashtëmartesore të ministrit italian të Kulturës me Marian, që e shoqëronte edhe në udhëtime pune, Gennaro Sangiuliano dha dorëheqjen.
Vendimin e tij për t'u larguar nga qeveria e ka komentuar edhe kryeministri Meloni.
“Një çështje private që nuk e dobëson qeverinë. E falenderoj Sangiulianon për punën që ka bërë këto dy vite. Si gjithmonë, kur t’i ndërton diçka bën më pak zhurmë e bujë, por puna që ai ka bërë ka qenë e rëndësishme, siç është rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave nga realitetet e shumta kulturore që ka Italia. Ishte një zgjedhje inteligjente për të ndërprerë turpin e muzeve dhe siteve arkeologjike të mbyllura gjatë pushimeve dhe për të nisur projekte të mëdha që kishin ngecur për dekada”, u shpreh Meloni për Corriere della Sera.