Lajme nga Bota

Pas tensioneve të një viti më parë, ambasadorja Yuri Kim dhe Presidenti Meta shtrëngojnë duart

Pas tensioneve të një viti më parë, ambasadorja Yuri Kim dhe

“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka mbledhur në të njëjtën aktivitet Presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.

Aktiviteti është organizuar nga presidenca dhe ambasadorja Kim ka qenë e ftuar si përfaqësuese e SHBA-ve në vend.

Ajo që ra në sy ishte takimi i Metës dhe Yuri Kim pas situatës së tensionuar që u krijua një vit më parë, në periudhën e zgjedhjeve të 25 prillit. Meta lëshoi disa deklarata kundër Yuri Kim dhe ambasadorja iu përgjigj publikisht në atë kohë.