Lajme nga Bota

Pas Twitter-it, Trump bllokohet edhe nga YouTube

Pas Twitter-it, Trump bllokohet edhe nga YouTube

YouTube ka bllokuar kanalin e Trump për minimumi shtatë ditë, një javë pas protestës në Capitol Hill.

Drejtuesit e platformës YouTube në njoftimin zyrtar u shprehën se janë të shqetësuar për ‘potencialin e vazhdueshëm për dhunë’ që Trump nxiti në Twitter.

Komentet në kanalin e presidentit janë ndaluar për një kohë të pacaktuar.

Ky vendim vjen pas atij të Twitter, Facebook dhe Instagram-it që kanë pezulluar të gjitha llogaritë e liderit amerikan deri në përfundim të mandatit të tij.

Pesë njerëz e humbën jetën në protestën pro-Trump gjatë sulmit të Capitol Hill, në përpjekje për të bllokuar fitoren e Biden.

Në deklaratën e YouTube shkruhej: “Pas shqyrtimit dhe të shqetësuar në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J Trump për shkeljen e politikave tona”.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al