Lajme nga Bota

Pas vrasjeve masive në shkolla, Teksasi iu ka blerë nxënësve çanta shpine të tejdukshme

Pas vrasjeve masive në shkolla, Teksasi iu ka blerë nxënësve

Distrikti shkollor i Dallasit njoftoi të hënën se do t'u kërkojë nxënësve të mbajnë çanta shpine të tejdukshme ose rrjetë. Ky vendim është marrë pas masakrës në shkollën në Uvalde ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësuese nga një person i armatosur.

Rregullat e reja zbatohen për nxënësit e klasave 6-12 dhe do të hyjnë në fuqi vitin e ri shkollor, 2022-2023.

“Ne e pranojmë se vetëm çantat e shpinës të tejdukshme ose rrjetë nuk do të eliminojnë shqetësimet e sigurisë. Ky është thjesht një nga disa hapa në planin gjithëpërfshirës të distriktit për të garantuar më mirë sigurinë e studentëve dhe stafit”, thotë përfaqësues të arsimit që kaë vendosur këtë rregull.

Çantat i kanë blerë vetë shkollat dhe do t`ua shpërndajnë nxënësve pak para fillimit të vitit të ri mësimor.