Pasaportat më të fuqishme në botë: Ku renditet Shqipëria
E Enjte 12 Dhjetor 2024, 14:11
TiranaPost
Singapori ka ruajtur vendin e parë në renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas VisaGuide Passport Index.
Finlanda është renditur në vendin e dytë, me 90,88 pikë, e ndjekur nga Spanja, me rezultatin 90,87.
Më pas janë pasaportat daneze dhe italiane, të cilat vijnë me rezultate përkatësisht 90.63 dhe 90.58.
Japonia zë vendin e 8-të, nga e 15-ta në shtator të vitit të kaluar.
Malta, Franca, Austria dhe Hungaria e përfundojnë renditjen në top 10.
Shqipëria renditet e 82-ta me 64.13 pikë.