Lajme nga Bota

Pati kontakt me një të infektuar, presidentja e KE largohet nga samiti i Bashkimit Evropian

Pati kontakt me një të infektuar, presidentja e KE largohet nga samiti

Presidentja  e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se po largohet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një statusi në Twitter Leyen ka informuar se kishte pasur kontakt me një person të zyrës së saj i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Presidentja e KE njofton se do të vetëizolohet, pavarsisht se ajo vetë ka rezultuar negative.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”, shkruan Ursula von der Leyen.