Lajme nga Bota

Pediatri britanik: Pse është i gabuar testimi i nxënësve, shkollat të mbahen hapur edhe në valë të dytë

Pediatri britanik: Pse është i gabuar testimi i nxënësve,

Shumë fëmijë po testohen për koronavirus për shkak të një frikë të kuptueshme por të gabuar nga shpërthimi brenda shkollave. Pediatri kryesor në Britani Rusell Viner, kërkon që shkollat të qëndrojnë plotësisht të hapura para një vale të dytë të pandemisë dhe të mos krijohen situata kaotike me hapje dhe mbyllje që dëmtojnë dhe arsimimin e të rinjve.

Duke ju referuar një studimi që vetë ka kryer, pediatri thotë se personat nën 20 vjeç kanë në fakt 44% më pak gjasa të infektohen nga virusi sesa të rriturit.

Kjo sipas tij është argument bindës që shkollat kanë rrezik të ulët të shpërthimeve virale, duke shtuar se të dhënat e deritanishme kanë treguar se rreziku i fëmijëve që vdesin nga sëmundja e Covid-19 është më pak se 1 % krahasuar me normën 10% tek ata të moshës mbi 65 vjeç.

Britania është përfshirë në një krizë javët e fundit, pasi përveç rasteve në rritje me të infekuar, ka kërkesa për tu bërë tampon fëmijëve.

Pediatri britanik: Pse është i gabuar testimi i nxënësve,

Por NHS paralajmëron që ky lloj sistemi me testim masiv mund të bllokohet dhe do ishte vështirë të përballohej situata gjatë dimrit. Aktualisht, qeveria britanike po kryen 245 mijë testime në ditë, por kryeministri Boris Johnson ka prmetuar se do e çojë shifrën në 500 mijë deri në fund të tetorit.

Pediatric Viner thotë për The Guardian se Britania po tregohet e shkujdesur duke testuar kaq shumë fëmijë.

'Duhet të mendojmë: A po testojmë shumë fëmijë për shkak të shqetësimeve tona (të kuptueshme), por ndoshta joshkencore dhe të gabuara? Ne duhet të ndalojmë mbylljen e shkollave. Në rast të valëve të ardhshme në dukje të pashmangshme të Covid-19, ka të ngjarë të ketë presione të mëtejshme për të mbyllur shkollat.'

Nga Departamenti i Arsimit në Britani u njoftua se 4 % e shkollave shtetërore nuk janë të hapura plotësisht, për shkak të shpërthimit të virusit. Grupe studentësh nga gjithë vitet janë dërguar në shtëpi pasi vetëm një nxënës ka rezultuar i infektuar. 20 shkolla u mbyllën plotësisht javën e kaluar.

Pediatri zbulon se fëmijët e shkollës fillore kishin normat më të ulëta të infeksionit, ndërsa grupi i moshës 17 ose 18 deri 20 vjeç, kishte norma të ngjashme të infeksionit me të rriturit, por jo niveli sëmundshmërie.

Ai theksoi se studimi u përqendrua në aftësinë e fëmijëve për të luftuar virusin, ndërsa për transmetimin ai thotë se duhen kryer të tjera studime të veçanta. /Daily Mail/