Lajme nga Bota

Pedro Sanchez: Bota duhet të dëgjojë edhe zërin e Kinës për paqen në Ukrainë

Pedro Sanchez: Bota duhet të dëgjojë edhe zërin e Kinës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është shprehur së fundmi se se bota duhet të dëgjojë zërin e Kinës për një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë.

“Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mes nesh, ne mund t’i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina mund të rimëkëmbet”.

Lideri spanjoll do të vizitojë kryeqytetin kinez më 31 mars për bisedime me presidentin Xi Jinping.