Lajme nga Bota

Pelosi konfirmon zyrtarisht fajësimin e dytë të Donald Trump

Pelosi konfirmon zyrtarisht fajësimin e dytë të Donald Trump

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka konfirmuar zyrtarisht fajësimin e dytë të Donald Trump.

Kongresi votoi me 232 pro dhe me 197 kundër artikullit të vetëm të fajësimit, i cili akuzoi Trump për "nxitje të një kryengritje" pas trazirave të javës së kaluar në Capitol Hill-in e SHBA. Dhjetë republikanë votuan për fajësimin. Kjo votë shënon një ndryshim të rëndësishëm nga fajësimi i parë i presidentit. Në vitin 2020, asnjë republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nuk votoi për fajësimin e Trump.

 

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.