Lajme nga Bota

Mike Pence vazhdon të ruaj mendjen e kokës: Do të jem në inagurimin e Biden

Mike Pence vazhdon të ruaj mendjen e kokës: Do të jem në

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Lajmi se Pence do të marrë pjesë në inagurimin e Biden u përhap vetëm një ditë pas thyerjes së parë të madhe mes Pence dhe Trump, kur Pence nuk iu përgjigj thirrjes së Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit. 

Biden tha të Premten se ishte i lumtur që Pence do të merrte pjesë në inagurimin e tij më 20 janar.

"Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara në tranzicion", tha Biden.

Pence ishte përballur me presion të fortë nga Trump dhe mbështetësit e tij për të ndaluar numërimin e votave gjatë një seance të përbashkët në Kongres.

Vetëm disa ditë më parë një turmë e nxitur nga Trump sulmoi Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Nga trazirat mbetën pesë persona të vdekur.

Ndërkohë presidenti në detyrë Donald Trump, në postimin e fundit, para se llogaria e tij të hiqej përgjithmonë nga Twitter, tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurim.

Artikulli i marrë nga CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.