Lajme nga Bota

Pentagoni do i dërgojë Ukrainës pajisje ushtarake të teknologjisë së fundit me vlerë 150 milion dollarë

Pentagoni do i dërgojë Ukrainës pajisje ushtarake të

Pentagoni ka lajmëruar ditën e djeshme se do i dërgojë shtetit të Ukrainës pajisje ushtarake të teknologjisë së fundit që së bashku vlejnë 150 milion dollarë. Ushtria amerikane do i dërgojë Kiev radarë kundër artilerisë, mjete të luftës elektronike, drona të avancuar dhe ekspertizën për të përdorur këtë teknologji, çka do i jepte Ukrainës një rritje reale në aftësinë e saj për t’u mbrojtur nga ndonjë agresion i mundshëm i Rusisë.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, pajisjet ushtarake do të dërgohen në shtetin e Europës Lindore brenda muajit shtator dhe shpenzimet për këtë dërgesë janë parashikuar në planin buxhetor të vitit 2021.

Kujtojmë që Moska ka aneksuar në vitin 2014 zonën e Krimesë dhe e ka inkorporuar në territorin e vet, një rrezik i mundshëm edhe për krahina të tjera të Ukrainës lindore që popullohen nga rusisht-folës dhe që aktualisht qeverisen nga rebelë të financuar nga Rusia dhe nuk njohin autoritetin e Kievit. Prezenca e 100 mijë trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën ngriti alarmin se mund të kishte një përsëritje të skenarit të 2014-s, por pas presionit ndërkombëtar Kremlini ka urdhëruar tërheqjen.

Në përgjigje të kërcënimit rus, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka bërë thirrje për integrim të menjëhershëm të vendit të tij në NATO, një kërkesë që nuk ka marrë ende përgjigje pozitive nga aleanca euro-atlantike.

Tiranapost.al