Lajme nga Bota

Pentagoni krijon mikroçipin që zbulon COVID-in para se të shfaqen simptomat

Pentagoni krijon mikroçipin që zbulon COVID-in para se të

Ekspertët e forcave elitë të ushtrisë amerikane në “Pentagon” kanë krijuar një mikroçip i cili mund të dedektojë shenja të virusit COVID-19 përpara se të shfaqen simptoma dhe më shpejt nga sa mund ta gjurmojë virusin një test standart.

Zbulimi është prezantuar për mediat amerikane nga Koloneli Matt Heburn, një ish-mjek i sëmundjeve infektive që aktualisht drejton Agjencinë e Projekteve të Kërkimeve të Avancuara për Mbrojtjen ndaj epidemive.

Heburn ka bërë me dije se pajisja vendoset nën lëkurë dhe ka potencialin që jo vetëm të evidentojë prezencën e infeksioneve të ndryshme, por mund të japë edhe informacione të tjera rreth shëndetit të të testuarit, si presioni i gjakut, temperatura dhe siptoma të tjera sëmundjesh.

Qëllimi i krijimit të kësaj pajisjeje është që të maksimizohet parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive që mund të jetë jetike në rast të shpërthimit të një epidemie të ngjashme ku vonesat me gjetjen e personave që mbartin virusin dhe ishin asimptokatikë shkaktuan humbjen e shumë jetëve.

Tiranapost.al