Lajme nga Bota

Për çfarë mund ti përdorim bishtat e cigareve? Ja çfarë thotë studimi

Për çfarë mund ti përdorim bishtat e cigareve? Ja

Mbi gjashtë trilion cigare prodhohen çdo vit në nivel global, përkthyer ndryshe në 1.2 milion tonë mbetje toksike të hedhura në mjedis.

Studiuesit e Universitetit RMIT kanë treguar se tullat me argjilë me 1% përmbajtje cigaresh të ricikluara janë aq të forta sa tullat normale dhe përdorin më pak energji për të prodhuar.

Analiza e tyre tregoi se nëse vetëm 2.5 % e prodhimit vjetor të tullave globale do të përfshinte 1% bishta cigaresh, kjo do të kompensonte prodhimin e përgjithshëm të cigareve çdo vit.

Profesori i asociuar dhe njëkohësisht studiuesi kryesor Abbas Mohajerani tha se bishtat e cigareve ishin të ngopura me kimikate toksike të cilat dihet se shkaktojnë kancer.

"Djegia e bishtajave të cigareve në tulla është një mënyrë praktike për t'u marrë me këtë problem të tmerrshëm mjedisor, ndërsa në të njëjtën kohë shkurton kostot e prodhimit të tullave. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për të ndaluar që bishtrat e cigareve të ndotin rrugët, lumenjtë dhe oqeanet tona. Qëllimi ynë përfundimtar është një botë pa ndotje cigaresh", tha Mohajerani.