Lajme nga Bota

Për herë të parë në Francë, Michelin i akordon yll restorantit vegan

Për herë të parë në Francë, Michelin i akordon yll

Në të gjithë botën, ushqimet dhe dietat me bazë bimore po njihen tani më shumë se kurrë, veçanërisht në vitet e fundit, kur fokusi është zhvendosur drejt një stili më të shëndetshëm jetese dhe zgjedhjes së ushqimit.

Një restorant vegan në Francë ka fituar një yll Michelin, i pari në vend për një restorant që shërben vetëm produkte pa mish.

Restoranti ONA që do të thotë Origine Non Animale drejtohet nga Claire Vallee dhe ndodhet në qytetin e Ares, afër Bordeaux.

Për herë të parë në Francë, Michelin i akordon yll

Restoranti nisi punën në vitin 2016 me anë të financimit të njerëzve dhe një kredie nga një bankë e gjelbër.  

Vallee ka zbuluar sesi bankat tradicionale franceze i dhanë asaj një hua duke i thënë se perspektiva për veganizmin dhe ushqimin me bazë bimore ishte shumë e pasigurt. Përveç çmimit të së hënës për yllin klasik, ONA gjithashtu fitoi një yll të gjelbër, të cilin Michelin e prezantoi vitin e kaluar për të shpërblyer restorantet me një rekord të fortë për praktikat etike.

Vallee ofroi shtatë pjata në menunë e saj para se të duhej të mbyllte ONA për shkak të kufizimeve të Covid-19. Kombinimet e saj të preferuara përfshijnë pisha, kërpudha boletus dhe saqe, ose selino.

Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.