Për të pestën ditë radhazi, Portugalia raporton rekord vdekjesh nga Covid

E Premte 22 Janar 2021, 17:09
TiranaPost
Për të pestën ditë radhazi Portugalia ka regjistruar rekord vdekjesh si pasojë e Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit raportohen 234 vdekje.
Në total vendi me 10 milionë banorë numëron 9,920 viktima të shkaktuara nga koronavirusi.
Qeveria portugeze duke analizuar situatën ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve për 15 ditë, ndërsa spitalet përpiqen të përballojnë rritjen e të shtruarve.
Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se brenda ditës u regjistruan 13,987 raste të reja me Covid-19. Totali i të infektuarve shkon tashmë në 609,136.
Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.