Lajme nga Bota

Përditësohet lista e BE-së: Shtetet me të cilët hapen kufijtë

Përditësohet lista e BE-së: Shtetet me të cilët hapen

Bashkimi Europian përditëson listën e vendeve që do të lejohen mes vendeve anëtare, duke përjashtuar të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Vendet anëtare të BE-së do vazhdojnë t’i mbajnë kufijtë e mbyllura për Shqipërinë, ndërsa listës i shtohet edhe Mali i Zi dhe Serbia, që më parë lejoheshin.

Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit. Ndërkohë që rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura.

Zyrtarët e BE-së njoftuan se qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Marokut, Zelanda e Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait tani do të lejohen.

Zyrtarët thanë se vendimi ishte marrë “duke vënë në fuqi një politikë komplekse që kërkon të balancojë shqetësimet shëndetësore me politikën, diplomacinë dhe nevojën e dëshpëruar për të ardhura nga turizmi”.

Nga ana tjetër, disa shtete nuk kanë rënë dakord për listën e aprovuar nga BE. Polonia dhe Hungaria nuk kanë pranuar të hapin kufijtë e tyre për qytetarët e vendeve të sugjeruara nga BE.