Lajme nga Bota

Përdornin gjuhë identike dhe thyenin rregullat, Twitter mbyll llogaritë e mbështetësve të Trump

Përdornin gjuhë identike dhe thyenin rregullat, Twitter mbyll

Twitter ka pezulluar një numër llogarish të rreme që pretendojnë të jenë në pronësi të mbështetësve të Presidentit të SHBA Donald Trump.

Gjigandi i mediave sociale tha se llogaritë kishin thyer rregullat.

Shumë prej llogarive përdornin gjuhë identike, duke përfshirë frazën: “Po unë jam njeri me ngjyrë dhe do votoj Trump”.

Twitter nuk ka specifikuar numrin e llogarive të pezulluara deri më tani ose burimin e tyre shkruan BBC.

Ndërkohë hetimi po vazhdon dhe se mund të pezullohen llogari shtesë nëse zbulohen shkelje të politikave të Twitter.