Lajme nga Bota

Përfshihet nga flakët laboratori me 25 mijë të punësuar në Huawei të Kinës

Përfshihet nga flakët laboratori me 25 mijë të punësuar

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot në një qendër studimesh në Huawei në Kinë.

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e shpërthimit të flakëve, por media lokale e Kinës “Global Times”, shkruan se nuk është raportuar asnjë humbje jete.

Sipas qeverisë lokale të Dongguan ndërtesa kishte pjesë që ishin ende në ndërtim dhe pambuku i thithjes së zërit që po përdorej në ndërtim mund të ketë qenë burimi kryesor i flakës.

Laboratori në Dongguan kryesisht bën testimin për antenat 4G dhe 5G, ndërsa kompania Huawei ende nuk ka bërë komente për ngjarjen.

Kampusi ku ndodhet ndërtesa është një nga selitë më të mëdha të Huawei, i cili punëson rreth 25,000 njerëz.