Lajme nga Bota

Përgjigjja e saktë e Draghit pasi italianët po i luten të qëndrojë kryeministër: Nuk rri me pakt sa për sy e faqe, por…

Përgjigjja e saktë e Draghit pasi italianët po i luten të

Kriza qeveritare arrin kulmin: sot Senati, nesër Dhoma. Kryeministri Mario Draghi ka marrë fjalën në Senat në orën 9.30 në këtë ditë që premton të jetë e gjatë në Palazzo Madama dhe e cila do të përfundojë me një votëbesim.

Gjatë fjalimit të Draghi-t pati shumë duartrokitje por edhe shumë zhurmë.

Draghi në Senat: "Nuk mjafton besimi sa për sy e faqe. E vetmja mënyrë është të rindërtojmë paktin, a jeni gati? Ky fjalim i sotëm do më lejojë të shpjegoj arsyet e një zgjedhjeje sa të dhimbshme, aq edhe të duhur. Deri më sot, të gjitha objektivat e PNRR (Piano Nazionale di Ripresa e Resilienza) janë arritur. E vetmja mënyrë nëse duam të qëndrojmë ende bashkë është ta rindërtojmë këtë pakt që nga fillimi, me guxim, altruizëm, besueshmëri. Janë kryesisht italianët ata që e kërkojnë”. Uniteti kombëtar, theksoi ai, 'ishte garancia më e mirë e legjitimitetit demokratik të këtij ekzekutivi dhe efektivitetit të tij'.

Besoj se një kryeministër që nuk ka dalë kurrë para votuesve duhet të ketë konsensusin më të gjerë të mundshëm në Parlament”, tha Draghi që është zgjedhur kryeministër i Italisë me marrëveshje dhe jo me zgjedhje nga populli.

Pas largimit të M5S nga koalicioni qeverisës, Draghi paraqiti dorëheqjen e tij e cila nuk u pranua nga presidenti. Tashmë kërkon votëbesim.