Lajme nga Bota

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik, vendoset në aparaturë oksigjeni

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik, vendoset në

Gjendja e kryeministri britanik Boris Johnson mësohet se është përkeqësuar, ndërsa ai është vendosur në aparaturë oksigjeni. Johnson u shtrua ditën e djeshme në spital, pasi prej 10 ditësh kur rezultoi i infektuar simptomat nuk u ishin zbutur.

Kryeministri i është dhënë trajtimi me oksigjen, pasi ka rrezikuar shëndetin e tij duke vazhduar punën dhe duke mos pushuar.

Ndërkohë ai do të vazhdojë që të marrë vendime, pavarësisht se do të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar.

Ekspertët thonë se rrezikohesh nga pneumonia, kur temperatura zgjat më shumë se një javë. Ka pasur pretendime se Johnson është kollitur shpesh gjatë konferencave virtuale, ndërsa prej 10 ditësh temperatura nuk i ishte ulur.