Lajme nga Bota

Përmbytjet në Libi, shkon në 5300 numri i viktimave

Përmbytjet në Libi, shkon në 5300 numri i viktimave
Më shumë se 5300 njerëz kanë humbur jetën pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi.

Stuhia Daniel shembi dy diga në verilindje të Libisë, duke e dërguar ujin në zonat e banuara.

“Deti vazhdimisht po nxjerr dhjetëra trupa,” tha për Reuters Hissem Abu Skiwat, ministri i aviacionit civil i autoriteteve lindore libiane, duke shtuar se rindërtimi do të kushtonte miliarda dollarë dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi vendit i mungonte përvoja për të përballuar fatkeqësinë.