Përmirësohet gjendja e Papa Françeskut pas shtrimit në spital

E Enjte 30 Mars 2023, 16:51
TiranaPost
Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të tij në spital për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se Ati i Shenjtë ka rifilluar punën ndërsa vazhdon të trajtohet.
“Shenjtëria e tij Papa Françesku kaloi një natë të qetë. Gjendja e tij klinike po përmirësohet gradualisht dhe ai po vazhdon trajtimin e planifikuar. Sot pasi hëngri mëngjes, ai lexoi gazetat dhe rifilloi punën,” thuhet në deklaratë.
Papa do të kalojë disa ditë në spital, sipas deklaratës së Vatikanit.